Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut shmang vaksinat, lideri i saj urdhëron masa më të rrepta

Foto: Reuters

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar zyrtarët të zhvillojnë fushatë më të ashpër të parandalimit të epidemisë në “stilin” e tyre, pasi refuzoi disa vaksina të huaja të ofruara nga programi i imunizimit të mbështetur nga OKB-ja.

Gjatë një takimi, Kim tha se autoritetet duhet “të kenë parasysh se shtrëngimi i masave pandemike është detyrë me rëndësi parësore e cila nuk duhet të anashkalohet për asnjë moment”, raportoi agjencia qendrore e lajmeve koreane.

Ndërsa ngriti shqetësimin për nevojën për mjete materiale dhe teknike për parandalimin e virusit dhe rritjen e kualifikimeve të punonjësve shëndetësorë, Kim bëri thirrje për shtytje para të “sistemit të parandalimit të epidemisë sipas stilit tonë”.

Më herët, ai pati bëri thirrje që verio-koreanët të respektonin masat, duke bërë të ditur se kufijtë do të mbeten të mbyllur pavarësisht përkeqësimit të kushteve ekonomike dhe ushqimore.