Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është shfaqur me vajzën e tij të vogël në publik për herë të parë, duke konfirmuar raportimet e gjata për ekzistencën e saj.
Vajza, që besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua atij në një inspektim të lëshimit më të madh të raketës balistike ndërkontinentale të vendit të premten.
Dyshja qëndruan dorë për dore gjatë testit, i cili u dënua nga SHBA-ja, shkroi BBC.
Kim drejton një nga shtetet më të fshehta në botë dhe shumë pak dihet për jetën e tij personale.
Disa foto u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, duke treguar të dy të kapur për dore ndërsa ata bisedojnë, flasin me zyrtarët, inspektojnë raketat dhe shikojnë lëshimin nga një kuvertë shikimi.
Paraqitja publike e Chu-ae është e rëndësishme, ka vlerësuar Michael Madden, një ekspert i Koresë së Veriut nga Qendra Stimson në Washington.
Ai tha se kjo mund të jetë mënyra e Kimit për të treguar "se gjenerata e katërt e pasardhësve të pushtetit do të vijë përmes linjës sime të gjakut".
Ekspertët besojnë se Kim mund të ketë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Por, lideri është jashtëzakonisht i fshehtë rreth familjes së tij, madje edhe bashkëshortja e tij, Ri Sol-ju, u mbajt e fshehtë për disa kohë pasi u martuan.