Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong-un merr të bijën në lansimin e raketës

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut të shtunën ka publikuar pamjet e lansimit të një raketa, e cila u detektua edhe nga shtetet fqinje, Koreja Jugore dhe Japonia.

Lideri i këtij shteti, Kim Jong-Un, ka mbikëqyrur testimin e raketës Hwasong-17, e cila, sipas Japonisë, kishte kapacitet që të arrinte deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pamjet e lansimit, televizioni nuk ka përfshirë bashkëshorten e diktatorit dhe të bijën e tyre, të cilat ishin me të gjatë këtij testimi.

Mirëpo më vonë, mediat shtetërore kanë publikuar një fotografi të Kim Jong-Un së bashku me të bijën e tij.

Kjo ishte hera e parë që Koreja Veriore publikon fotografinë e vajzës së liderit suprem.

Kim, 38-vjeçar, është gjenerata e tretë e familjes që drejton shtetin veri-korean.

Mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar se ai ka tre fëmijë të lindur në vitet 2010, 2013 dhe 2017.

Nuk dihet se cilin prej fëmijëve mori me vete në testimin raketor.

Analistët kanë thënë se mbikëqyrja e armëve me familjen e tij, tregon se ai është i bindur në suksesin e këtyre armëve.

Testimi i së premtes është pjesë e planit të Koresë së Veriut për zgjerimin e arsenalit të armëve, të cilat mund t’i përdorë si levë në diplomaci.

Ekspertët e huaj kanë thënë se raketa Hwasong-17 ende është në zhvillim, por është arma më e sofistikuar e shtetit e dizajnuar për të bartur disa koka bërthamore për të mposhtur sistemet mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm