Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut bën show me raketa

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për ta përshpejtuar zhvillimin e armëve bërthamore dhe ka kërcënuar me përdorimin e tyre nëse provokohet, në një fjalim në një paradë ushtarake në të cilën u shfaqën raketat më të fuqishme të shtetit, siç ka raportuar media shtetërore të martën.

Deklarimet e tij sugjerojnë se do t’i vazhdojë testimet e armëve të mëdha si presion ndaj rivalëve.

Parada e së hënës shënoi 90-vjetorin e ushtrisë së Koresë së Veriut – themelin e regjimit të familjes së Kimit.

Televizioni shtetëror tregon Kimin, me veshje ushtarake, duke qeshur e përshëndetur nga ballkoni, bashkë me bashkëshorten, Ri Sol Ju, mijëra ushtarë e spektatorë.

Fishekzjarrët ndritën qiellin dhe dronët shfaqën flamurin e shtetit.

Parada me mijëra njerëz kishte në qendër raketat më të fuqishme të Koresë së Veriut. Nga Perëndimi janë përshkruar si armë që mund të mbajnë me vete koka bërthamore dhe të rrezikshme.

Edhe Koreja e Veriut po shton kapacitetet me armë bërthamore, thotë mbikëqyrësi i OKB-së Botë 3 muaj më parë Koreja e Veriut po shton kapacitetet me armë bërthamore, thotë mbikëqyrësi i OKB-së

SHBA-ja i ka të pozicionuar rreth 80 mijë ushtarë në Korenë e Jugut dhe Japoni.

 
Koreja e Veriut bën show me raketa

Koreja e Veriut bën show me raketa

Posted by Koha.net on Tuesday, April 26, 2022