Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ishte regjistruar për të votuar si grua në listat zgjedhore për tetë vjet, njoftoi sot media amerikane.
”Dokumentet informative zgjedhore të mbajtura nga shteti i Nju Jorkut tregojnë se këshilltari në Shtëpinë e Bardhë, misionet e të cilit do të jenë nga kërkimi i paqes në Lindjen e Mesme deri te lufta kundër analgjezikëve në SHBA, ka qenë i regjistruar si grua për të votuar”, zbuloi e përjavshmja “Wired”.
Para vitit 2009, profili i zgjedhësit të Kushner në Nju Xhersi jepte gjininë e tij si i panjohur”, sipas faqes informative “The Hill”.
Ky nuk është kamuflimi i parë administrativ, në të cilin është përfshirë Jarred Kushner, trashëgimtar i një familjeje të pasur pronarësh.
Në muajin janar “Washington Post” njoftoi se ai ishte regjistruar në të njëjtën kohë në listat zgjedhore të dy shteteve amerikane gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
-
Trumpi po këshillohet nga dhëndri i tij që t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve
-
Jared Kushner përdori e-mailin privat për punë zyrtare
-
Dhëndri i Trumpit do të merret në pyetje për lidhjen me Rusinë
-
Trumpi i jep post të rëndësishëm vjehrrit të vajzës
-
Kushneri, optimist për arritjen e marrëveshjes mes izraelitëve dhe palestinezëve