Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner, ka thënë se propozimi për paqen në Lindjen e Mesme për të cilin ai po punon, do të ishte “pikënisje e mirë” për të adresuar konfliktin izraelito-palestinez.
Kushner, i cili është i martuar me vajzën Ivanka të presidentit amerikan, Donald Trump, ka punuar në planin e paqes për rreth dy vjet dhe pritet të zbulojë propozimet e tij në qershor, pas muajit të Ramazanit, transmeton KTV.
“Më është dhënë detyra për të gjetur një zgjidhje mes dy palëve dhe mendoj se ajo që ne do të parashtrojmë është një kornizë që unë mendoj se është realiste, është e zbatueshme dhe është diçka që unë mendoj se do t’i gëzojë të dyja palët”, tha Kushner.
Propozimi, i cili është shtyrë për një sërë arsyesh gjatë 18 muajve të fundit, ka dy komponentë kryesorë.Ka një pjesë politike që trajton çështje thelbësore si statusi i Jerusalemit dhe një pjesë ekonomike që synon të ndihmojë palestinezët të forcojnë ekonominë e tyre.
Palestinezët kanë shprehur skepticizëm në lidhje me përpjekjet e udhëhequra nga dhëndri i Trumpit.
-
Administrata Trump me plan paqeje mes Izraelit e Palestinës
-
SHBA drejt finalizimit të planit ekonomik për paqen në Lindjen e Mesme
-
Çfarë përmban plani amerikan i paqes për Lindjen e Mesme
-
Ndryshe nga plani i SHBA-së, palestinezët duan zgjidhje politike para asaj ekonomike
-
Kushneri e Witkoffi do të shkojnë në Islamabad për bisedime me Iranin