Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhëndri i Trumpit do të merret në pyetje për lidhjen me Rusinë

Komiteti i Inteligjencës së Senatit të SHBA-së, planifikon të marrë në pyetje dhëndrin e presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në kuadër të hetimeve në lidhjet ndërmjet bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë, shkruan të hënën “New York Times”.

Kushner, këshilltar i Trumpit gjatë kampanjës presidenciale, ndërsa tash edhe në Shtëpinë e Bardhë, është personi më i afërt me presidentin amerikan, i cili do të merret në pyetje në lidhje me rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar, transmeton Ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai do të merret në pyetje në lidhje me dy takime me të dërguarin rus Sergej Kisljak në Trump Tower në New York në dhjetor të vitit të kaluar dhe për takimin me drejtorin e bankës shtetërore për zhvillim, shkruan gazeta duke iu referuar burimeve në administratë dhe në Kongresin amerikan.

“Vneshekonombank” është njëra nga bankat, të cilat janë në listën e sanksioneve të administratës së Barack Obama më 2014, pasi që Rusia aneksoi Krimenë.

Zëdhënësja e Trumpit, Hope Hicks ka thënë se Kushner gjatë kampanjës presidenciale është takuar me zyrtarë të shumtë të vendeve të huaja.