Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të takohet sot me anëtarët e Komitetit të Senatit për Inteligjencë, si pjesë e hetimeve rreth lidhjeve të mundshme mes Rusisë dhe fushatës presidenciale të Trumpit më 2016.
Takimi me dyer të mbyllura i Kushnerit me panelin e Senatit, do të përcillet me një tjetër seancë private në Komitetin e Inteligjencës.
Sipas demokratit Adam Schiff, Kushner, 36 vjeçar do të përgjigjet për takimet e tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington, udhëheqësin e një banke ruse dhe një avokati rus.
“Ka shumë gjëra që duam të dimë”, i ka thënë Schiff, televizionit CBS.
“Ne duam të dimë për disa takime për të cilat supozohet të kenë ndodhur”, ka thënë ai.
Edhe
Kushneri e Witkoffi do të shkojnë në Islamabad për bisedime me Iranin
Anthony Scaramucci, drejtori i ri Komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ai shpreson që kjo të jetë “hera e fundit që i duhet të flasë për Rusinë”.
Hetimet e Kongresit janë duke u hetuar ndaras prej hetimeve të Robert Muellerit, i cili ishte caktuar nga Departamenti i Drejtësisë për të hetuar nëse ka pasur ndonjë koordinim në mes të kampanjës së presidentit Trump dhe agjentëve rusë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
-
Witkoff dhe Kushner kërkojnë takim me Putinin për Ukrainën
-
Rutte takon Trumpin para samitit të NATO-s
-
Rama: Kur Kushner dhe Ivanka erdhën këtu, s’dihej nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë
-
“Pezullimi” i bisedimeve SHBA-Iran – mblidhen në Shtëpinë e Bardhë zyrtarët më të lartë amerikanë