Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, ka përdorur emalin privat për të kryer punë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, tha avokati i tij.
Kushner është këshilltar i lartë i presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati Abbe Lowell konfirmoi se Kushner, në periudhën janar-gusht, “ka pranuar ose ka kthyer më pak se 100 e-maile te kolegët e Shtëpisë së Bardhë nga llogaria e tij personale”.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kritikuar vazhdimisht rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për përdorimin e e-mailit privat gjatë kohës së ka qenë sekretare e shtetit.
Trump ka thënë se do ta burgoste Clintonin nga shqetësimet se mund t’i ketë keqpërdorur informacionet e klasifikuara.
Hetimet për këtë çështje janë mbyllur pa akuza.
Rregulloret federale e specifikojnë se si duhet të mbahen shënimet lidhur me presidentin dhe aktivitetet e tjera të qeverisë.
Përdorimi i llogarive private mund t’i vendosë regjistrimet zyrtare përtej qasjes së gazetarëve, ligjvënësve dhe të tjerëve që kërkojnë informata të disponueshme për publikun.