Një grabitës i armatosur me avokado vodhi rreth 8 mijë dollarë nga dy banka në Izrael.
47-vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, hyri në një bankë në jug të qytetit Beersheba dhe i kërkonte arkëtares të rrinte me duar lart. Kur punonjësja hezitoi, grabitësi e kërcënoi duke i thënë se kishte granatë në dorë dhe do ta shpërthente.
Më pas, ajo zbrazi arkën dhe i dha 4.450 dollarë, raporton “Times of Israel”.
Pesë ditë më vonë, i njëjti person, u filmua nga kamerat CCTV duke hyrë në një bankë tjetër.
Këtë herë doli me 3.300 dollarë. Kur u arrestua, policët zbuluan se granata që mbante, në fakt ishte avokado./oranews
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj
-
Nën kërcënimin e armës një gruaje në Pejë i grabitet çanta në të cilën kishte 6-7 euro
-
Gati 6 mijë euro u grabitën në bankën në Prishtinë vetëm nga njëri i dyshuar
-
Një i arrestuar dhe një tjetër në arrati nën dyshimin për grabitje në një bankë në kryeqytet
-
Një gruaje ia grabisin 1,000 euro nën kërcënimin e armës