Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Karota i risjell unazën

Mary Grams po punonte në kopshtin e shtëpisë së saj në Alberta të Kanadasë në vitin 2004, kur humbi unazën që kishte marrë përpara gjysmë shekulli bashkë me propozimin për martesë.

Asokohe, Gramsit, sot 84-vjeçare, as që i shkonte ndërmend se pas 13 vjetësh unaza do të gjendej sërish në të njëjtën fushë, rreth një karote të porsashkulur. Pavarësisht kohës, bizhuja është në kushte perfekte dhe Mary ka mundur ta vendosë në gisht sërish për të mos e hequr më.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kërkuam pafund atëherë, por nuk e gjetëm dot. E mendova të humbur. Kujt ia priste mendja se do të shfaqej sërish. Dhe më bën akoma”, thotë gruaja e moshuar.

Unazën e gjeti nusja e të birit, Colleen Daley. “E dija që duhet të ishte e vjehrrës ose e gjyshes së tim shoqi sepse asnjë grua tjetër nuk kishte jetuar në atë fermë”, rrëfen ajo.

“Atëherë pyeta bashkëshortin nëse e njihte dhe ai sapo e pa, tha: po, është e mamasë, është unaza e fejesës që e humbi në kopsht dhe që prej atëherë, nuk e pa më me sy”, tregon Colleen.

Për të mos e mërzitur, Mary nuk ia kishte treguar të shoqit humbjen e unazës me diamant që e kishte mbajtur për 50 vjet dhe në vend të saj kishte blerë një tjetër më të vogël, ndërsa të vërtetën e dinte vetëm djali i saj.