Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një burrë i gjen dy unaza që i kishte humbur para gjashtë vjetësh

Një ish-yll i futbollit në shkollën e mesme i cili kishte humbur dy unaza të cilat i kishte fituar në kampionatet e shkollës, i ka gjetur ato pas gjashtë vjetësh.

Higel Harris ka thënë se ishte në paradën Mardi Gras kur i kishin rënë unazat nga dora.

“Pasi shkova në shtëpi nga parada, fillova të shikoja çdo kund për unazat por nuk i gjeta ato”, ka thënë ai.

Harris ka pranuar një telefonatë nga Jamie Malone, një i huaj i cili tha se kishte gjetur diçka që ishte në pronë të Harrisit.

“Kur më tha që ka gjetur diçka timen, i preka menjëherë xhepat sepse mendova që e kam humbur kuletën. Kur e vërejta që nuk më kishte humbur asgjë, mendova se pse kam marrë një telefonatë të tillë”, ka thënë ai.

Malone i kishte gjetur unazat duke përdorur detektor të metalit.

Edhe Amerikani gjen unazën që u zhduk para 50 vjetësh Kuriozitet Amerikani gjen unazën që u zhduk para 50 vjetësh

“Isha duke qëndruar në shtëpi dhe vendosa të dilja e të kërkoja metale, kështu që kur mora sinjal se po gjej diçka, i vërejta unazat”, tha ai.

Harris tha se ndihej i kënaqur që kishte rikthyer unazat e saja.

“Ishte sikur i fitova edhe njëherë”, ka thënë ai.