Një hajn serik që udhëtonte nëpër botë duke vjedhur valixhe në aeroporte, është kapur këtë javë.
Patric Coulier, 57-vjeçar, është parë në kamerat e sigurisë teksa ka tentuar të vidhte një valixhe në aeroportin e Bankokut në Tajlandë. Valixhja i përkiste kinezit Cai Zhe që ka raportuar se valixhja kishte gjëra me vlerë deri në 30 mijë dollarë.
Zyrtarët e kanë kapur Coulierin nga Belgjika derisa ka tentuar të hipte në aeroplanin drejt Vietnamit.
Coulier ka pranuar se ka vjedhur valixhe në 27 raste nëpër aeroporte të botës.
“Unë ua mësyjë valixheve të zakonshme që nuk duken të shtrenjta, me qëllim që të mos diktohem nga policia”, ka thënë ai në dëshmi.
Policia ka thënë se Cai ka arritur nga Kina me një valixhe që kishte gjëra në vlerë deri në 3 mijë dollarë.

-
Burri akuzohet se vodhi 23 mijë dollarë nga udhëtarët në aeroplan
-
Kapen dy të dyshuar për vjedhjen në “Louvre”, synonin ikje jashtë vendit
-
Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për disa vjedhje, u zu në aeroport duke ikur nga vendi
-
Sekuestrohen 50 fishekë, u zunë në valixhen e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës
-
Ky aeroport nuk ka humbur asnjë valixhe në 30 vjet