Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kapela e Napoloen Bonapartës del në ankand

Kapela që i kishte takuar Napoleon Bonapartës kur e kishte drejtuar perandorinë franceze në shekullin XIX, do të dalë në shitje në ankand sot në Paris, raporton BBC.

Kapela e zezë e kastorit me dy brinjë vlerësohet midis 600 mijë e 800 mijë euro. Historianët thonë se kapela ishte pjesë e markës së Napoleonit. Vendosja e saj anash e bënte atë të dallueshëm në betejë.

Ai kishte më tepër se 120 kapela të tilla gjatë viteve, ndërsa mendohet se vetëm 20 kanë mbetur – shumica në koleksione private.

Kapela po shitet me gjëra tjera të vlefshme të Napoleon Bonapartës, që ishin mbledhur nga një industrialist që vdiq vitin e kaluar. Por, kapela vlerësohet si “Gralit i Shenjtë”.

Perandori mbante kapelën e tij me misrat paralel me supet, e njohur si “en bataille” ndërsa shumica e oficerëve të tij mbanin kapelat e tyre pingul me shpatullat.

Artikuj të ngjashëm