Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti francez humb rastin për maskën e rrallë afrikane me vlerë milionëshe

Një tregtar ka fituar një rast për t’i mbajtur 4.2 milionë euro që i mori nga shitja e një maske të rrallë afrikane, që e gjeti në papafingo të një shtëpie të një çifti të moshuar francez, raporton BBC.

Ai ishte sjellë për të ndihmuar në pastrimin e papafingos, ndërsa çifti ia shiti maskën për 150 euro.

Çifti e paditi më pas tregtarin duke thënë se ishin mashtruar për vlerën e maskës.

Por, gjyqtari nuk u pajtua, duke thënë se ata nuk kishin arritur të vlerësonin vlerën e vërtetë të veprës së artit.

Maska e rrallë Ngil, e bërë nga populli Fang në Gabon, besohet të jetë një nga vetëm rreth 10 maska të tilla në botë.

Ajo është vënë nga anëtarët e shoqërisë sekrete Ngil. Historianët besojnë se anëtarët udhëtuan nëpër fshatra duke kërkuar për ngatërrestarë, përfshirë edhe magjistarë të dyshuar.

Maska prej druri e shekullit XIX ndoshta “u ble në rrethana të panjohura” rreth vitit 1917 nga Rene-Victor Edward Maurice Fournier, një guvernator kolonial francez dhe gjyshi i paditësit.

Edhe Vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro në muzeun Renoir në Francë Botë Vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro në muzeun Renoir në Francë

Ajo u mbajt në pronësi të familjes derisa u shit. Më vonë u rishit në ankand te një blerës i panjohur.

Çifti kishte dërguar rastin në gjykatë duke kërkuar një pjesë të të ardhurave nga shitja, me pretendimin se tregtari i kishte mashtruar. Tregtari e mohoi se e dinte vlerën e maskës dhe tha se kishte treguar vullnet të mirë, duke i ofruar çiftit 300 mijë euro, nga vlerësimi fillestar i maskës.

Dhjetëra e mijëra vepra të artit afrikan mbahen jashtë kontinentit. Shumica u morën gjatë epokës koloniale, ndonjëherë në rrethana të diskutueshme. Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje më parë të kthehet arti afrikan.