Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Veprat e vjedhura të Chagall dhe Picasso zbulohen në një bodrum në Antwerp të Belgjikës

Në atë kohë dy pikturat vlerësoheshin në 900 mijë dollarë (827 mijë euro). Në të njëjtën grabitje hajdutët vodhën gjithashtu bizhuteri me vlerë 680 mijë dollarësh nga një kasafortë, e cila nuk u gjet më kurrë. Hetuesit arritën në një zhvillim të ri rreth operacionit për kërkimin dhjetëvjeçar për pikturat, në fund të vitit 2022, kur policia belge mori një informatë se një tregtar arti në kryeqytetin Walloon ofronte veprat për shitje

Dy piktura të Marc Chagall dhe Pablo Picasso janë gjetur në një bodrum në qytetin belg të Antwerpit, 14 vjet pasi ato u vodhën nga një koleksionist arti në Izrael.

Dy veprat e artit, një portret kubist nga Picasso i njohur thjesht si “Tête” dhe “L'homme en prière i Chagall”, që paraqet një burrë duke u lutur, u vodhën në shkurt të 2010-s nga një vilë në Tel-Aviv në pronësi të familjes Herzikovich.

Në atë kohë dy pikturat vlerësoheshin në 900 mijë dollarë (827 mijë euro). Në të njëjtën grabitje hajdutët vodhën gjithashtu bizhuteri me vlerë 680 mijë dollarësh nga një kasafortë, e cila nuk u gjet më kurrë.

Hetuesit arritën në një zhvillim të ri rreth operacionit për kërkimin dhjetëvjeçar për pikturat, në fund të vitit 2022, kur policia belge mori një informatë se një tregtar arti në kryeqytetin Walloon, Namur po i ofronte dy pikturat për shitje.

Në një operacion të fshehtë që zgjati disa muaj, policia gjurmoi lëvizjet e të dyshuarit, një tregtar të orëve luksoze, 68-vjeçar izraelit, i referuar nga policia belge si “Daniel Z”.

Kur policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit javën e kaluar me kërkesë të prokurorit, ata gjetën një shumë të konsiderueshme parash, por jo pikturat.

“Kontrollet dhe burimet policore të zbatuara gjatë vitit 2023 bënë të mundur të konstatohej se i dyshuari posedonte veprat e kërkuara dhe se ai mund t'i kishte në shtëpinë e tij ose në shtëpinë e një prej miqve të tij”, thanë zyrtarët e policisë franceze, sipas raportimit të së përditshmes belge në frëngjisht “Le Soir”.

Edhe Dënohet shtetasi kosovar në Zvicër, vodhi piktura të Picassos e i shiti për 150 euro Kronikë Dënohet shtetasi kosovar në Zvicër, vodhi piktura të Picassos e i shiti për 150 euro

“Edhe pse pranoi se i posedonte pikturat, i dyshuari refuzoi të tregonte se ku i kishte ruajtur ato”.

Pasi zgjeruan kërkimin e tyre në Antwerp, në një ndërtesë që më parë ishte shtëpia e një tregtari arti, të lidhur me rastet e mëparshme të pikturave të vjedhura, hetuesit gjetën dy kuti druri me kapak të mbyllur që përmbanin veprat në fjalë.

Pikturat ishin të padëmtuara dhe ende në kornizat e tyre origjinale, tha policia. I dyshuari kryesor u akuzua për marrjen e dy pikturave dhe u arrestua./TheGuardian