Shkatërrimi i shtëpisë së ëndrrave mund të mos duket si mjedisi romantik për një propozim, por një burrë nga SHBA-ja e ktheu situatën e vështirë në një pozitive kur i kërkoi të fejuarës të martohej me të.
Sean Matthews nga Karolina e Veriut, kishte planifikuar t’i propozonte partneres së tij, Kellie Stanley në shtëpinë e tyre të re por planet ndryshuan pasi një zjarr shkatërroi shtëpinë e tyre.
Ai ishte në gjendje të kapte unazën e fejesës që kishte mbajtur brenda një kasaforte për t’i propozuar asaj.
Stanley ka thënë se nuk kishte pritur një propozim martese duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ata ishin. Dhe përgjigja e saj ishte po.

Artikuj të ngjashëm
-
15-vjeçari shpëtoi çiftin amerikan nga “shkatërrimi” i propozimit për martesë
-
Propozimi për martesë shndërrohet në kërkim tre-orësh për unazën e humbur
-
Çifti britanik e humbi unazën, në ndihmë i doli burri me detektor metali
-
Theu derën e banesës së një gruaje dhe tentoi t’i vërë flakën, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
I bleu 99 Iphone në vlerë 80.000 dollarë për t’i propozuar, por e dashura e refuzoi