Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti britanik e humbi unazën, në ndihmë i doli burri me detektor metali

Një burrë me detektor metali i doli në ndihmë një çifti në Britani që e kishte humbur unazën e fejesës.

Joe McGrath i propozoi të dashurës Becky martesë në plazh, ndërsa kur deshën të largoheshin, e vërejtën se mungonte njëra unazë.

“Fillimisht mendova se ishte nga ato momentet kur do ta gjenim menjëherë, por pas pesë minutash, fillova të them se ‘kjo është e frikshme’”, deklaroi McGrath, raportoi Upi të martën.

26-vjeçari i kërkoi ndihmë një personi në Facebook për t’iu ndihmuar ta gjenin unazën, e burri i quajtur Marc Robinson, iu doli në ndihmë.

Unaza nëpërmjet detektorit të metaleve u gjet brenda pak minutash.

“Unë vetëm dua të them se Marc është një legjendë dhe engjëll mbrojtës. Nuk do ta harrojmë atë kurrë”, deklaroi McGrath.