Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

I ndërprenë pensionin, 81-vjeçarja i jep fund jetës

Një 81-vjeçare nga Uellsi, vendosi ti jepte fund jetës pasi llogaria ku i derdhej pensioni ishte ngrirë si pasojë e një gabimi administrativ.

Joy Worrall, kishte deklaruar edhe më parë se nëse do të kishte probleme finaciare ose shëndetësore nuk do të shqetësonte familjen e saj por do të kryente vetëvrasje.

Djali i saj Ben Worall deklaroi se të ëmës i kishin mbetur vetëm 5 paund në llogarinë e saj bankare, pasi kishte shpenzuar të gjitha kursimet e saj.

“Mamaja ime ishte një grua shumë krenare dhe gjithmonë kërkonte ti përballonte vetë problemet e veta. Ajo kurrë nuk shtrinte dorën për ndihmë gjatë gjithë jetës së saj” thotë djali i saj për The Guardian.

Zonja Worall përveç pensionit të saj bazë përfitonte edhe një sasi bonusesh si rezultat i një trashëgimie por në vitin 2017 pas një rivlerësimi ajo humbi të drejtën e përfitimit më këto bonuse dhe fatkeqësisht, si pasojë e një gabimi Zyra e Punës dhe Pensioneve ndërpreu edhe pensionin e saj bazë.

Edhe Naile Baliu – Neziri, nga puna në gjykatë, në angazhimin për dinjitetin e pensionistëve SOT Naile Baliu – Neziri, nga puna në gjykatë, në angazhimin për dinjitetin e pensionistëve

Pas aktit ekstrem të saj reagoi dhe zëdhënësi i Zyrës së Punës dhe Pensioneve.

“Ne i kërkojmë ndjesë të thellë familjes Worall për ndërprerjen e pagesës dhe zotohemi të mësojmë nga ky gabim,” tha ai/dita.