Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Humb një javë kohë për të konstruktuar një lodër-mace, kotelja ia shkatërron brenda sekondave

Foto: Mirror

Marrëdhënia mes njerëzve dhe maceve shpesh shihet si një rrugë një-kahëshe.

I ushqejmë, i ledhatojmë, madje i lejojmë të flenë në shtratin tonë. Por ato, në anën tjetër, mezi s’presin që të bëjnë ndonjë sherr, duke gjuajtur gjërat e ndryshme ose të vlefshme që i kemi të vendosur në orenditë, shkruan mediumi britanik “Mirror”.

Kur një punonjësi të një dyqani lodrash i është kërkuar që të konstruktojë një lodër-mace, të quajtur Doraemon, për një klient për Vitin e Ri, atij i janë dashur orë të tëra për një javë që t’i bashkojë 2,432 figurat e vogla, transmeton Koha.net. Pasi ka përfunduar, Doraemon është dukur perfekt.

{gallery}

Por kjo nuk zgjati shumë, pasi që një kotele e vogël e mrekullueshme e cila mund të “shkrijë zemrat” vendosi që t’i përdor kthetrat e saj për ta “sulmuar” Doraemonin.

Edhe Japonia tronditet nga vrasja e maceve Botë Japonia tronditet nga vrasja e maceve

Punonjësi nga Tajlanda ka postuar disa fotografitë në Facebook në të cilat shihet Doraemoni i shtrirë copash në dysheme, pasi që atë e ka rrëzuar kotelja e vogël.

Në mbishkrimin e fotografive ai ka shkruar: “Do të të vras”.