Një seri vrasjesh të macave ka tronditur Japoninë kohëve të fundit. Zbulimi i parë erdhi kur një grua gjeti kokën e prerë dhe putrat e një maceje ndërsa ecte përgjatë brigjeve të lumit Arakawa në Saitama, Japoni. Disa ditë më vonë, ajo që policia mendon se është pjesa tjetër e trupit u zbulua në mjediset e një shkolle fillore. Brenda 10 ditëve, nga fundi i shkurtit, qytetarët zbuluan dy trupa të tjerë të gjymtuar macesh, njëra në fushë dhe tjetra në anë të një rruge të vogël të qytetit.
Në qytetin e Saitamas mbretëron paniku. Shkollat lokale po u kërkojnë mësuesve që t'i çojnë fëmijët në shtëpi dhe i këshillojnë ata të ecin në grupe të mëdha dhe policia ka shtuar patrullimet, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK, shkruan CNN.
Vrasjet vijnë në një kohë shqetësuese për shkollat në zonë. Në fillim të kësaj jave, një mësues në një shkollë të mesme dyshohet se u godit me thikë nga një nxënës.
Një zëdhënës i policisë së Saitamas ka thënë se ata kanë nisur hetimet për mizorinë ndaj kafshëve dhe po shqyrtojnë nëse vrasjet e ndryshme të maceve kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në Japoni, është një krim të vrasësh ose plagosësh kafshë dhe krime të tilla dënohen me deri në pesë vjet burg ose një gjobë prej rreth 36.600 dollarë.
Pas vrasjeve, ekspertë të ndryshëm paralajmëruan se “në disa mendje, mizoria ndaj kafshëve mund të veprojë si një portë për krime edhe më të tmerrshme”.
-
Njerëzit kundër majmunëve: Beteja e Azuminos për bashkëjetesë me natyrën
-
Mendohej se u vra nga ariu, por policia japoneze zbulon se i biri vrau babanë
-
Japonia goditet nga një tërmet pej 7,2 ballësh
-
Ariu “ekstremisht inteligjent” në Japoni, hapi rubinetin dhe një dritare që ishte e mbyllur
-
Paralajmërim për cunami pas një tërmeti të fuqishëm në Japoni