Një grup valltarësh që punon nëpër metrotë e New Yorkut kanë qenë të ftuar të enjten në emisionin e Elen DeGeneres.
Derisa i kishte ftuar për të treguar punën që po e bënin, DeGeneres i pyeti se cila ishte shuma më e madhe që morën bakshish nëpër metro gjatë vallëzimeve që bënin, njëri prej tyre u përgjigj se maksimumi kishte shkuar deri në 100 dollarë.
Krejt në fund DeGeneres nisi bakshishin me 10 mijë dollarë ndërsa vendosi që të jepte nga 10 mijë për secilin prej 10 anëtarëve që ka grupi.
Artikuj të ngjashëm