Lavinia “Lavi” Mounga nuk e kishte idenë se po priste një bebe, kur ajo filloi lindjen gjatë fluturimin nga shtëpia e saj në Utah, javën e kaluar.
“Nuk e dija se isha shtatzënë dhe pastaj ky djalosh erdhi nga askundi”, ka thënë ajo në një intervistë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFoshnja, Raymond Mounga, ka lindur 29 javësh ndërsa nëna e tij po udhëtonte në Haëaii për pushime me familjen.
Mjeku Dale Glenn bashkë me tri infermiere ishin po ashtu në aeroplan dhe ndihmuan Moungan të lindte, shkruan AP.
Kur po vendosnin për emrin, babai i Moungas sugjeroi emrin “Glenn” në nderim të mjekut i cili e ndihmoi atë.
“Emrat janë shumë të rëndësishëm në kulturën tonë”, ka thënë Mounga. “Nuk doja t’ia vija emrin Glenn”.
Kështu, ajo pyeti mjekun për një sugjerim. Ai ia ofroi emrin “Kaimana”, i cili tash është një nga emrat e mesit të foshnjës.