Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gruaja më e pasur në Azi humb mbi 12 miliardë dollarë pasuri

Gruaja më e pasur në Azi ka humbur më shumë se gjysmën e pasurisë së saj vitin e shkuar pasi kriza ka ngulfatur sektorin e patundshmërisë në Kinë, ka treguar të enjten një indeks i miliarderëve.

Yang Huiyan, aksionare në kompaninë më të madhe të pronave në Kinë, “Country Garden”, ka humbur 52 për qind të pasurisë. Nga 23.7 miliardë dollarë ajo ka rënë në 11.3 miliardë dollarë pasuri, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloombergut, shkruan “The Guardian”.

Në një shenjë se kriza po zgjerohet, pasuria e Yangut mori goditjen e fuqishme të mërkurën kur vlera e aksioneve të kompanisë ra për 15 për qind, pasi njoftoi se do të shesë aksionet për të rritur kapitalin e parasë së gatshme.

Yang trashëgoi pasurinë nga babai i saj, kur themeluesi i kompanisë ia transferoi aksionet më 2005.

Ajo u bë gruaja më e pasur në Azi dy vjet më vonë.

Tani mezi e mban këtë titull, pasi Fan Hongwei nga sektori i fibrave kimike që ka pasuri 11.2 miliardë dollarëshe.

Edhe Miliarderja që është gati të humbë pasurinë e saj Botë Miliarderja që është gati të humbë pasurinë e saj

Sektori i pronave në Kinë konsiderohet se përfshin 18-30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është kyç në rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Megjithatë industria po përballet me shumë telashe që nga viti 2020. Kompanitë gjigante janë në prag falimentimi.