Një polic në Florida ka ndihmuar një grua të lindte foshnjën e saj në një autostradë.
Daniel ‘Red’ Jones ishte gati për procesin dhe foshnja lindi me shëndet të plotë.
Ai ka treguar se si ndodhi ngjarja.
“Babai ndaloi veturën në autostradë. Më shikoi dhe më tha se duhej ta përcillja për në spital. I thash se ne nuk e bënim këtë gjë. Telefonova ndihmën e shpejtë dhe u thash se lindja ishte gati”, ka thënë ai.
Pavarësisht se gruaja donte ta priste ekipin mjekësor, foshnja duket se vendosi se ishte ai moment kur duhet të dilte.
“Ai nuk ishte vendimi ynë, ishte vendimi i nënën natyrë”, shtoi polici.
Por ai nuk e mori me shqetësim lindjen. Kjo sepse tha se është rritur në një biznes lopësh të cilat i ka ndihmuar me dhjetëra herë në procesin e lindjes së të vegjëlve të tyre.
VIDEO: