Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kuajt policorë arratisen dhe futen në autostradën e Ohios

Drejtuesit e automjeteve në Ohio u habitën kur para tyre panë dy kuaj policie që po lëviznin në anën e kundërt të trafikut në autostradë.

AP-ja ka shkruar se kuajt bllokuan trafikun duke i detyruar vozitësit të ngadalësonin shpejtësinë. Kafshët u tha se kishin ikur nga stallat e departamenteve të Policisë, e u futën në autostradë ku tollovia me vetura ishte e madhe.

Policia vendase ka thënë se kuajt ishin duke u stërvitur kur u arratisën.

“Oficerët i gjetën menjëherë të dy kuajt, duke i siguruar dhe më pas nuk pati ndonjë incident”, thuhet në reagimin e autoriteteve të Ohios.