Tetë gomerë, të cilët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme në Indi, janë "burgosur" për katër ditë.
Sipas New Delhi TV, gomerët kanë kullotur në një pjesë të tokës që i përket burgut në distriktin Jalaun të provincës Uttar Pradesh, ndërsa më pas janë mbyllur nga zyrtarët e burgut duke u mbajtur në burg për katër ditë.
RK Mishra, zyrtar policor i burgut, tha se gomerët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme të cilat ndodheshin në parcelën e burgut.
"Ne më parë i kishim paralajmëruar pronarët që t’i mbajnë larg prej këtu gomerët e tyre, por ata nuk ia vënë veshin këtij paralajmërimi. Për këtë arsye, ne i mbyllën gomerët”, ka shtuar ai.
Gomerët në burgun e Jalaunit u liruan pasi një politikan lokal ka paguar dëmet e shkaktuara.