Autoritetet kineze e kanë dënuar me burgim një person, pasi u shpall fajtor për frikësimin e pulave të fqinjit të tij, shkroi The Insider të dielën.
Në njoftim u tha se burri, që u identifikua me mbiemrin Gu, kishte hyrë në fermën e fqinjit të tij dhe nëpërmjet një blici drite, i kishte “terrorizuar” pulat e tij, duke bërë që 500 pula nga frika të mblidheshin tok dhe të ngordhnin nga shtypja.
Krejt kjo kishte nisur në muajin prill të 2022-s, kur Gu ia kishte prerë fqinjit pemët, e bashkëshortja e fqinjit i kishte marrë ato pemë pa leje.
Autoritetet e arrestuan atë dhe e gjobitën me 436 dollarë gjobë. Por, historia s'mbaroi këtu.
Si hakmarrje, Gu ishte kthyer sërish në fermë dhe në mënyrë të njëjtë, kishte shkaktuar ngordhjen e 640 pulave të tjera. Tash ai gjendet në burg.
-
Kaloi kufirin ilegalisht, Policia kap të dyshuarin me 500 pula
-
Kinezi kapet në SHBA me 850 breshka të futura në çorape
-
Klubi kinez u dënua për përdorim të hajmalive për shqetësim të kundërshtarit
-
Misioni i dështuar për shpëtimin e gruas së lidhur me zinxhir në Kinë
-
Të paktën 35 të vdekur, pasi makina goditi një turmë njerëzish në Kinë