Autoritetet policore në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, kanë vendosur barrikada betoni dhe tela me gjemba, pas paralajmërimit për protestë nga ana e fermerëve.
Mijëra fermerë po marshojnë nga qytetet fqinje në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, në protestën përmes së cilës po kërkojnë çmime të sigurta minimale për prodhimet e tyre, shkruan BBC.
Pas protestave që kishin mbajtur në vitin 2020, tani fermerët kanë dalë serish në rrugë duke thënë se kërkesat e tyre kryesore ende nuk janë përmbushur.
Në vitin 2020, fermerët kishin protestuar kundër reformave të diskutueshme bujqësore.
Protesta atëherë kishe zgjatur një vit dhe në të kishin vdekur dhjetëra persona. Ajo ishte anuluar pasi qeveria kishte pranuar t’i shfuqizonte ligjet kontestuese.
Policia në New Delhi ka vendosur barrikada në tri anë të qytetit, në përpjekje për të shmangur përsëritjen e vitit 2020, kur fermerët protestues për muaj të tërë kishin bllokuar autostradat kombëtare që lidhin kryeqytetin me shtetet fqinje.
-
New Delhi mbyll shkollat shkaku i ajrit të ndotur
-
Indianët protestojnë për qepët
-
Nepali heq ndalesën për mediat sociale pas vdekjes së 19 personave në protestën e së hënës
-
India deporton ilegalisht myslimanët nën kërcënim të armës
-
18 të vdekur nga shtypja mes njerëzve në një stacion treni në New Delhi