Fermerët në Maharashtra të Indisë kanë marshuar në Mumbai, duke kërkuar çmime më të larta për qepët. Protesta ka nxitur autoritetet që të vendosin disa lehtësime financiare për kultivuesit e qepëve. Por fermerët kanë refuzuar propozimin dhe kanë thënë se do ta vazhdojnë protestën.
Në disa ferma shihen radhë-radhë qepë të kalbura.
Fermerët thonë se nuk duan të shpenzojnë para për punëtorë dhe më pas t’i dërgojnë ato në treg sepse nuk mund të rikuperojnë kostot.
Një nga fermerët dogji të mbjellat e tij në dëshpërim pasi dërgoi një ftesë autoriteteve për të tërhequr vëmendjen, shkroi BBC.
Kjo është diçka që ndodh pothuajse çdo vit.
Edhe
Një ditë në vendin më të nxehtë në Indi, ku temperaturat i afrohen 50 gradë celsius
Rreth 24 milionë tonë në vjet, India është prodhuesi i dytë në botë i qepëve, pas Kinës. Maharashtra llogaritet për më shumë se gjysmën e tyre.
Çmimi i qepëve në Indi është i paqëndrueshëm. Ato mund të bëhen edhe çështje politike – ndërsa teprica mund të bëjë që çmimet të bien, duke fundosur mijëra fermerë në krizë, një shkurtim i tyre mund të çojë në rritje çmimesh, duke nxitur zemërimin e konsumatorëve që ka rrëzuar disa herë edhe qeveritë në të kaluarën.
-
Kryeministri indian redukton eskortën e tij për të kursyer naftën
-
Bujqit ankohen për rritje të kostos e naftëtarët paralajmërojnë protestë kundër vendimit të Qeverisë
-
Trafikantët e veshkave mashtrojnë punëtorët e varfër në Pakistan
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë