Lerynne West nga shteti Iova (Iowa) është një nga fituesit e lotarisë “Powerball” prej 688 milion dollarësh. Fituesi tjetër nga Nju Jorku ende nuk është bërë publik. Gjyshja 51 vjeçare thotë se tashmë ka lënë punën.
Zonja West zgjodhi të marrë shumën prej 198 milion dollarë, një pjesë të së cilës do ta përdorë në një fondacion kushtuar nipit të saj të lindur para kohe që jetoi vetëm një ditë.
Lotaria të ofron alternativën që shumën prej 343,900,000 dollarësh ta marrësh me këste për 30 vjet ose me një dorë që përkon me 198 milion dollarë para se të paguajë taksat federale dhe shtetërore.
Artikuj të ngjashëm
-
Amerikania i fitoi 50 mijë dollarë në lotari me numrat që i përdori për 20 vjet
-
Amerikani fiton lotarinë tre muaj pasi vajza “kapi” xhekpotin
-
Amerikania bëhet milionere me lotari
-
Dy shoqe në Michigan fituan lotarinë për një ditë
-
Gruaja që fitoi afër një milion dollarë në lotari, për pak se nuk e hodhi tiketën në plehra