Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikania i fitoi 50 mijë dollarë në lotari me numrat që i përdori për 20 vjet

lotari, loto, lojera fati, fati, 13 prill, kosova

Një grua nga Missouri i SHBA-së i fitoi 50 mijë dollarë në lotarinë “Powerball”, derisa numrat fatlumë i kishte përzgjedhur në secilën lojë lotarie tash e 20 vjet, raportoi “Upi” të mërkurën.

Një ditë para tërheqjes së numrave, gruaja që nuk u identifikua, e kishte blerë tiketën e lotarisë, derisa kur mori vesh se e fitoi çmimin, iu duk e pabesueshme.

“Ishim të emocionuar. Ishte shumë e pabesueshme”, deklaroi amerikania, derisa numrat që ia fituan 50 mijë eurot janë 3, 7, 21, 31 dhe 37.

Ajo deklaroi se ende nuk e di se ku do t’i shpenzojë paratë.