Lewis Cook debutoi për Anglinë në barazimin 1 me 1 dhe ia siguroi gjyshit 17 mijë funte.
Debutimi i 21-vjeçarit ia siguroi Trevor Burlinghamit këtë shumë parash, pasi në vitin 2014 kishte vënë bast 500 funte se nipi i tij, para moshës 26-vjeçare do të debutonte për kombëtaren angleze.
Pak muaj pasi i ndihmoi shpresave të Anglisë për ta fituar Kupën e Botës, mesfushori i Bournemouthit ishte përfshirë në listën për t’u ftuar në kombëtare në muajin nëntor të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.
Shifra prej 17 mijë funteve e fituar nga anglezi nuk është asgjë krahasuar me uellsianin Peter Edwards, i cili fitoi 125 mijë funte, pasi vuri bast se nipi i tij, Harry Wilson, do të debutonte për Uellsin në vitin 2013.