Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Williams luajti për Uellsin, përkundër humbjes në familje

Mbrojtësi Neco Williams ka zbuluar se luajti në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës të Uellsit, një ditë pasi e mori lajmin se gjyshi i tij kishte vdekur.

Williams, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj SHBA-së, që përfundoi 1:1 në Doha, u përlot në fund të lojës.

21-vjeçarja ngriti kokën drejt qiellit në nderim të gjyshit të tij, Kelvin Jones.

“Ditën para ndeshjes mora lajmin më të vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë. U njoftova se gjyshi im kishte vdekur dhe u mërzita shumë. Kam qarë deri para ndeshjes së parë dhe ishte vështirë të luaja, por më forcoi përkrahja e bashkëlojtarëve dhe e familjes”, ka shkruar Williams në Twitter.

Artikuj të ngjashëm