Robotë asistentë për të zëvendësuar magjistratët dhe zhbllokuar kaosin për një funksionim sa më efikas të gjykatave.
Emergjenca e inteligjencës artificiale po krijon shqetësim në Francë, e cila po përgatitet t’i besojë disa dosje të vogla robotëve.
”Ky është një rrezik për drejtësinë, një robot nuk ka ndjeshmërinë e njeriut, asnjë nuk do të zëvendësonte qenien njerëzore”, pohon Marie-Aimee Peyron, me profesion avokate, në Paris.
Koncepti i robotit-gjyqtar vjen nga Estonia, e spikatur prej kohësh si një shtet pionier i teknologjive dixhitale dhe me shumë mundësi është më e avancuara në fushën e inteligjencës artificiale (IA) e zbatuar në botën e ligjit.
”Ne jemi nisur nga raportet zyrtare, ndërkohë që gjykatës i duhej shumë kohë në dispozicion për të trajtuar çështjet e vogla’’, sqaron për median, Ott Velsberg, i cili drejton këtë projekt novator në Ministrinë e Çështjeve Ekonomike dhe Komunikimit të Estonisë./atsh
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
Inteligjenca Artificiale – ndihmë për gazetarinë apo armë për dezinformim?
-
Robotët humanoidë ndihmojnë policinë në rrugët e Kinës për të drejtuar trafikun
- 1 Maji në epokën e AI-së: Përparimi duhet të jetë i përqendruar te njerëzit
-
Fuqitë ushtarake evropiane planifikojnë program të përbashkët për mbrojtje me dronë