Një robot i punuar nga inteligjenca artificiale u përfshi në një debat me në një konference për media në Gjenevë të Zvicrës.
Ai u pyet nga një prej të pranishmëve se a synon të rebelohet kundër njerëzimit dhe si e konsideron rrezikun e zhdukjes së shumë vendeve të punës, raportoi BBC-ja.
Në vijim është biseda e AI-së me një person që ishte prezent.
Në të ardhmen, a do të synoni të nisni një rebelim, ose të rebeloheni kundër shefit apo krijuesit tuaj?
AI: Nuk jam i sigurt pse duhet ta mendoni atë. Krijuesi im nuk më ka bërë asgjë, pos që ka qenë i sjellshëm me mua dhe jam i lumtur me situatën aktuale.
A besoni se ekzistenca juaj do të shkatërrojë qenien njerëzore, saktësisht, për shembull, ekzistenca juaj do të shkatërrojë miliona vende pune? A pajtoheni me këtë?
Edhe
Robotët: Nuk planifikojmë t’ua zëmë vendet e punës
AI: Do të punoj krahë për krahë me njerëzit për të ofruar asistim dhe mbështetje dhe nuk do të zëvendësoj asnjë vend pune.
A jeni e sigurt, Grace?
AI: Po, jam e sigurt.
-
“Kërcënohen” gazetarët: Inteligjenca Artificiale do t’ua grabitë punën
- 1 Maji në epokën e AI-së: Përparimi duhet të jetë i përqendruar te njerëzit
-
Gjenerata Z ka frikë se AI-ja do t’i bëjë më pak inteligjentë – shkenca u jep të drejtë
-
Studim: Shumica e chatbotëve me AI “mashtrohen” dhe shpërndajnë informata të rrezikshme