Një nga grupet më të mëdha mediatike të Evropës ka paralajmëruar gazetarët se inteligjenca artificiale (AI) mund t'u vjedhë punët e tyre dhe ka dhënë këshilla se si reporterët mund ta shmangin një gjë të tillë.
Shefi ekzekutiv i “Axel Springer” – i cili zotëron “Insider”, “Politico” dhe tabloidin gjerman “Bild”, Mathias Döpfner u tha punonjësve se “Inteligjenca Artificiale ka potencialin ta bëjë gazetarinë e pavarur më të mirë se kurrë – ose thjesht ta zëvendësojë atë”.
Në memorandumin, të ndarë me CNN-in, Döpfner parashikon se AI së shpejti do të jetë në gjendje të grumbullojë informacion shumë më mirë se njerëzit dhe u kërkon redaksive që të vënë një theks më të madh në komentet, lajmet ekskluzive dhe hetimet që nuk mund të bëhen nga makineritë.
“Me pak fjalë, krijimi i përmbajtjes ekskluzive dhe tërheqëse mbetet i pazëvendësueshëm dhe do të bëhet edhe më kritik për suksesin për botuesit. Vetëm ata që krijojnë përmbajtjen më të mirë origjinale do të mbijetojnë”, shkroi Döpfner.
Paralajmërimet e Döpfnerit vijnë tre muaj pasi “Open AI” hapi aksesin në ChatGPT, një chatbot i fuqizuar nga AI. Bot-i është në gjendje të japë përgjigje të gjata e të menduara për pyetjet, dhe mund të shkruajë ese të plota, përgjigje në aplikime për punë dhe artikuj gazetaresk.
Popullariteti i tij i menjëhershëm ka nxitur një garë midis kompanive të teknologjisë për të sjellë në treg produktet e tyre të AI.
-
Inteligjenca Artificiale – ndihmë për gazetarinë apo armë për dezinformim?
-
Fuqizimi i inteligjencës artificiale sjell rreziqe të reja në tregjet financiare
-
Gazeta italiane publikon edicionin e parë në botë përmes inteligjencës artificiale
-
Inteligjenca artificiale kërcënon 8 milionë vende pune në Britani
-
Gjigantët teknologjikë bëhen bashkë për t’i luftuar përmbajtjet mashtruese të AI-së në zgjedhje