Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjykata e New Yorkut vendos se elefanti nuk është njeri

Gjykata e New Yorkut vendos se elefanti nuk është qenie njerëzore

Elefantët nuk janë qenie njerëzore me të drejta kushtetuese, ka vendosur Gjykata e Apelit në New York të martën.

Projekti për të Drejtat e Qenieve Jonjerëzore ka kundërshtuar mbylljen e elefantit Happy në Kopshtin Zoologjik Bronx. Pasi disa të tjerë kanë ngordhur, ajo dhe një tjetër elefant janë të vetmit që kanë mbetur në këtë kopsht, shkroi Politico.

Grupi i të drejtave ka argumentuar situatën duke e përshkruar si mizore ndaj kafshëve. Dhe se Happy si qenie inteligjente duhet të jetë në gjendje të padisë sipas të drejtave “habeas corpus” kundër mbylljes.

Por, gjykata më e lartë e New Yorkut nuk u pajtua me të.

“Askush nuk i kundërshton aftësitë mbresëlënëse të elefantëve”, ka thënë gjykatësja Janet DiFiore.

Ajo tha se urdhri “habeas corpus” nuk ofron mbështetje ose nuk aplikohet për qeniet jonjerëzore.

Edhe Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë Kuriozitet Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë

Kurse gjykatësi Rowan Wilson tha se Happyt duhet t’i jepet jetë më e mirë.

“Të gjithë mund të pajtohen se një elefant nuk është anëtar i species njerëzore”, ka thënë ai.