Kopshti zoologjik “Aalborg” në Danimarkë ka bërë thirrje që kafshët shtëpiake që dikush nuk i do më t’i mbajë t’ia dërgojnë për ushqim kafshëve që mbahen në kopsht.
Kafshët shtëpiake do të eutanizohen, ka njoftuar kopshti zoologjik në rrjete sociale, dhe më pas do të përdoren si ushqim.
Pulat, lepujt dhe derrat do të ishin ndër kafshët që do të mund të përdoreshin për mishngrënësit e kopshtit zoologjik, thuhet tutje në njoftimin e “Aalborg”.
“Nëse keni një kafshë të shëndetshme që duhet ta largoni për arsye të ndryshme, mos ngurroni të na dhuroni”, ka njoftuar ai.
Njoftimi ka nxitur kritika në rrjete sociale me komentues që janë shprehur se njoftimi është shqetësues, raportoi NBC.
Më 2014, kopshti zoologjik i Kopenhagës shkaktoi polemika kur vrau një gjirafë dhe ushqeu luanët me të, pasi tha se kafsha ishte “e padëshiruar”.
-
Konfirmohen disa raste me linë e deleve dhe dhive, AUV-ja u bën thirrje fermerëve për kujdes
-
Një kafshë futet në mesin e lodrave të një dyqani në aeroport
-
Trump: Duhet ta marrim Grenlandën, asnjë komb s’mund ta mbrojë
-
Danimarka i përgjigjet Trumpit për Grenlandën: Evropa nuk shantazhohet
-
Kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën konsiderohet i papranueshëm për Evropën