Në brendësi të zonës së mbrojtur në Lagunën e Nartës vijon gjuetia e paligjshme.
Kjo situatë ka krijuar jo pak shqetësim për specialistët e zonave të mbrojtura, të cilët kanë në monitorim të vazhdueshëm territorin. Florian Rustemaj sqaron se rastet janë të izoluara dhe se vazhdimisht koordinohet me policinë e shtetit për të shmangur raste të tilla të dëmtimit të popullsisë së shpendëve në këtë zonë.
Banorët e Nartës tregojnë vendin ku gjuetaret maskohen, por dhe fishekët bosh të mbetur nga pushkët. Ata thonë se gjuetaret po trembin shpendët dhe sipas tyre janë bërë shkak për largimin e 30 pelikanëve nga kjo lagunë
Efektet e moratoriumit të hyrë në fuqi në vitin 2016- të, janë ndjerë në lagunë e Nartës, më rikthimin e flamingove dhe pelikanit kaçurel. Por gjuetia e paligjshme po e dëmton këtë progres/TCH.
-
Flamingot gjejnë parajsën në Shqipëri
-
Arrestohet pejani për peshkim të paligjshëm në Lumbardh
-
Shqipëria shtyn për pesë vjet të tjerë moratoriumin e gjuetisë
-
Moti i dhjetorit shtyn shtegtimin e flamingove dhe pelikanëve kaçurrelë, dhurojnë spektakël në Kune-Vain
-
Peshkaqenët në detet Adriatik dhe Jon nuk janë objekt gjuetie