Një gjirafë e vogël ka lindur pa asnjë njollë në kopshtin zoologjik “Brights” në Tennessee dhe besohet të jetë e vetmja e gjallë e llojit të saj.
Kopshti zoologjik e mirëpriti më 31 korrik gjirafën, e cila ende nuk ka marrë emër, duke bërë që zyrtarët të kërkojnë mendimin e ekspertëve mbi gjirafën e vogël plotësisht ngjyrë kafe dhe pa njolla, raportoi WJHL.
“Ekspertët e gjirafës besojnë se ajo është e vetmja gjirafë ngjyrë kafe, pa shenja, që jeton në planet”, tha kopshti zoologjik “Bright” në një deklaratë.
Edhe pse në të kaluarën ka pasur njoftime të mëparshme për gjirafa të panjollë, gjirafa e vogël në kopshtin zoologjik “Brights”, duket të jetë e vetmja që është plotësisht ngjyrë kafe në krahasim me plotësisht të bardhën.
{gallery}
Gjirafa aktualisht është gjashtë metra e lartë dhe është “duke lulëzuar” nën kujdesin e nënës së saj, e cila është fotografuar duke vëzhguar foshnjën e saj të mrekullueshme, e cila kohët e fundit debutoi edhe para adhuruesve të kopshtit zoologjik.
Edhe
Kepi i Gjelbër, përfaqësuesja që nuk u mposht gjatë 90 minutave nga dy finalistet
Tony Bright, themeluesi i kopshtit zoologjik, nuk ka komentuar ende pse gjirafës i mungojnë pikat e saj, por tha se popullariteti i të porsalindurit po ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit mbi speciet e rrezikuara.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi