Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjashtë fakte interesante për vendin ku lindi Lionel Messi

Të gjithë e dimë se Argjentina është vendi i tangos dhe verës së mirë. Mirëpo, edhe pse Lionel Messi është një nga emrat më të famshëm në botë, në vendlindjen e tij, Rosario, është e ndaluar t'u vendosësh fëmijëve mbiemrin e tij për shkak të konfuzitetit që mund të krijohet.

Argjentina mbulon 2.766.890 kilometra katrorë në Amerikën e Jugut midis Andeve dhe Oqeanit Atlantik. Konsiderohet si vendi i dytë më i madh në Amerikën e Jugut (pas Brazilit), dhe rreth 45 milionë njerëz jetojnë atje.

Maja më e lartë dhe pika më e ulët e hemisferës jugore

Maja më e lartë e Amerikës së Jugut dhe e hemisferës jugore në përgjithësi është e fshehur në provincën argjentinase të Mendozas. Po flasim për Aconcagua në Ande, e cila ngrihet në 6962 metra. Matthias Zurbriggen ishte personi i parë që pushtoi zyrtarisht këtë majë më 14 janar 1897. Liqeni i kripës Laguna del Carbon ndodhet 105 metra nën nivelin e detit në provincën Santa Cruz të Argjentinës dhe konsiderohet pika më e ulët në hemisferën jugore dhe pika e shtatë më e ulët në Tokë.

Filmi i parë i animuar me metrazh të gjatë në botë

Edhe Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri Botërori 2026 Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri

Filmi i parë i animuar me metrazh të gjatë e ka origjinën nga Argjentina. Bëhet fjalë për satirën politike 70-minutëshe “El Apostol”, e cila përbëhej nga 58 mijë imazhe, dhe premierën botërore e pati më 9 nëntor 1917. Personazhi kryesor i filmit ishte presidenti i atëhershëm i Argjentinës, i cili në karikaturë përdori të gjitha fuqitë e tij për të pastruar Buenos Airesin nga korrupsioni. Filmi pati një sukses të madh me kritikët dhe audiencën, por kopja e vetme e tij u shkatërrua në një zjarr në studion e filmit në vitin 1928.

Është e ndaluar ta quash një fëmijë Messi

Kapiteni i kombëtares argjentinase të futbollit, Lionel Messi, është një nga sportistët më të njohur dhe më të suksesshëm në botë, i cili me arritjet e tij ka frymëzuar shumë njerëz në mbarë botën. Ai gjithashtu frymëzoi shumë prindër në këtë vend të Amerikës Latine për t'i vënë emrin e tij fëmijëve të tyre. Kërkesa për emrin Messi ishte aq e madhe në vendlindjen e yllit të futbollit - Rosario - saqë në vitin 2018 autoritetet lokale miratuan një ligj që ndalonte dhënien e këtij emri fëmijëve në qytetin më të madh të provincës Santa Fe të Argjentinës. Ky ligj u miratua për të parandaluar konfuzionin masiv mes banorëve më vonë.

"Basketboll me kuaj"

Besoni apo jo, futbolli nuk është sporti kombëtar në Argjentinë. Ky titull mbahet nga “juego del pato” që nga viti 1953. Është një sport i pazakontë që përfshin elemente unike të kulturës dhe historisë argjentinase dhe i ngjan një ndeshje “basketbolli me kuaj”. Barinjtë me kalë fillimisht luanin me rosa dhe i hidhnin në një shportë. Kështu që ky sport mori emrin “pato” për shkak të rosave.

Rasti i parë u zgjidh me ndihmën e gjurmëve të gishtërinjve

Ivan Vuçetiq, një argjentinas me origjinë kroate, është personi i parë në botë që përdori shenjat e gishtërinjve për të identifikuar autorin e një krimi të rëndë. Si oficer policie në La Plata, Vuçetiqi zgjidhi rastin e Francisca Rojas më 1892, e cila akuzoi të dashurin për vrasjen e dy fëmijëve të saj. Duke krahasuar gjurmët e gjetura në vendngjarje me autorin e krimit, kriminalisti doli në përfundimin se vrasja nuk është kryer nga i dashuri, por nga vetë Francisca.

Edhe Messi realizoi misionin me triumfin në Kupën e Botës Sport Messi realizoi misionin me triumfin në Kupën e Botës

Rruga më e gjerë në botë

“Avenida 9 de Julio” ose “9th of July Avenue” në Buenos Aires është rruga më e gjerë në Argjentinë dhe në botë. Kjo arterie e trafikut të kryeqytetit të Argjentinës u emërua pas Ditës së Pavarësisë, e cila u shpall më 9 korrik 1816. Disa pjesë të rrugës kanë deri në shtatë korsi në të dy drejtimet dhe janë deri në 140 metra të gjera.