Një mural i lartë 69 metra i është dedikuar Lionel Messit dhe është inauguruar në qytetin e tij të lindjes, Rosario.
Grafiti “Nga një tjetër galaksi, nga qyteti im”, u projektua dhe pikturua nga artistët lokal, Marlene Zuriaga dhe Lisandro Urteaga.
Piktorët e kanë përshkruar atë si kapiten të skuadrës shtetërore të futbollit, me numrin 10-të, duke e mbajtur dorën në gjoks, ndërsa shihet edhe një diell që bie në të.
Një grup i fëmijëve nga shkolla fillore u ftuan për ta ndjekur nga afër ceremoninë inauguruese, të organizuar nga autoritetet e Rosarios.
Hapat e parë në futboll, Messi i mori në klubin Grandoli në Rosario në moshën gjashtë vjeçare, dhe më pas kaloi te skuadra Newell’s Old Boys, klub tjetër i Rosarios që luante në rangun e parë të futbollit argjentinas.