Një spital lokal në veri të Ganës ka thënë se Sulemana Abdul Samed 29-vjeçar gjatë kontrolleve të tij të fundit ka arritur gjatësi 289 centimetra.
Nëse konfirmohen këto matje të sakta, atëherë kjo do ta bënte Sulemanan njeriun më të gjatë në botë.
Mirëpo, ka një problem në këtë, pasi klinika rurale nuk ka mundur të jetë plotësisht e sigurt për matjet, pasi nuk ka mjetet e duhura për matjen e tij.
I diagnostikuar me gjigantizëm para disa vjetëve, i riu kontrollohet çdo muaj për t’u përballur me komplikimet e jetës si gjigant.
Kur ai u drejtua për t’u matur, infermierja e shokuar i tha: “Je rritur më i madh sesa matësja”.
Edhe
Supertalenti i radhës – 18-vjeçari i gjatë 2.29 metra dëshiron të luajë në NBA
I njohur si Awuche, i riu qesh me bujën që po shkakton.
Ai nuk ka qenë i befasuar kur iu tha se është rritur më tepër, pasi kurrë nuk është ndaluar së rrituri. Mirëpo, ishte ngarkesë për stafin, që nuk ishin të përgatitur për këtë skenar.
Infermierja ftoi kolegët tjerë, që më pas ftuan kolegë tjerë për të ndihmuar. Kështu që u mblodhën disa infermiere dhe ndihmës, për të zgjidhur çështjen e gjatësisë.
Njëri propozoi të merrej një shkop dhe të përdorej si zgjatje për shkopin me të cilën bëhet matja. Dhe kështu arritën te gjatësia.
Awuche jeton në fshatin Gambaga.
Gazetari i BBC-së e ka matur po ashtu Awuchen.
Drejt një muri u bë me shenjë gjatësia e më pas u mat me metër.
Awuche pranoi se në klinikë nuk iu duk se matja ishte e duhur.
Edhe
Thyhet rekordi për mjekrën më të gjatë në botë
Por, në matje ai doli afro 225 centimetra.
Pra, dukshëm më i shkurtër se që ishte thënë në klinikë.
Sultan Kosen, 40-vjeçari që jeton në Turqi, mban rekordin me gjatësi 251 centimetra.
“Ende po rritem, kush e di ndoshta do të arrijë atë gjatësi”, thotë Awuche, që nuk është aq i zhgënjyer me gabimin e bërë nga klinika. “Çdo tre-katër muaj rritem”.
Rritjen e vazhdueshme 22-vjeçari e kishte vërejtur kur jetonte në kryeqendër Accra.
Awuche për çdo vizitë në spital duhet të paguajë rreth 50 dollarë.
Problemet shëndetësore e detyruan të kthehej në fshat dhe të hiqte dorë nga ëndrrat që të bëhej shofer.
Edhe
Gruaja më e gjatë në botë paguan për gjashtë ulëse për udhëtim me aeroplan
Por, Awuche nuk lejon që problemet e tij t’ia prishin disponimin. Ai është bërë person i famshëm në Ganë.
Ai prioritet momentalisht e ka të mbledhë fonde për të bërë një ndërhyrje në këmbë, pasi ka probleme serioze me lëkurë.