Çfarë është e jashtëzakonshme për Deany Keith është copa e historisë që ajo mbante varur në dollapin e saj. Çfarë është më pak e jashtëzakonshme, por e bukur, është jeta që filloi ditën kur veshi fustanin e mëndafshtë, një fustan nusërie të qepur nga një parashutë gjermane.
Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, pëlhura ishte me pakicë, por ndodhi që familja e saj të zotëronte një sasi të madhe cope mëndafshi. Vëllai i madh i Deanyt, Preston Powers, kishte qenë ushtar në Luftën e Dytë Botërore. Nga shërbimi i tij, ai u kthye në shtëpi me tre sende të çmuara: Ylli i Argjendtë, dekoratën “Purple Heart” dhe një parashutë gjermane e bërë prej mëndafshi që do të bëhej veshja e nusërisë së motrës së tij të vogël.
Nëna e saj dhe një rrobaqepëse e qepën fustanin.
“Kishte kopsa të vogla në mëngë”, ka thënë Deany, “Ishte i bukur”.
Deany dhe bashkëshorti i saj patën 72 vjet martesë të lumtur, deri kur Clint Keith vdiq pas një sëmundjeje.
Disa vite më parë, Deany nxori fustanin e saj të nusërisë nga dollapi. Mendoi se do duhej ta hidhte pasi e kishte mbajtur për aq kohë, shkruan AP.
Edhe
Letrat e dashurisë nga Lufta e Dytë Botërore gjenden në shtëpinë e amerikanes
Mikja e saj, Phara Bourque, i sugjeroi ta dhuronte në një muze dhe këtë gjë ia përkujtoi vazhdimisht.
Kështu që, vitin e kaluar, Deany shkruajti një letër dhe në tetor mori përgjigje. Muze Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore në Neë Orleans shprehu dëshirën ta ekspozonte atë.
Ishte viti i parë për të pa bashkëshortin, një vit pandemie dhe izolimi, por fustani i dha shpresë.