Një admirues i familjes mbretërore ka blerë një copë të tortës së martesës së princit Charles dhe princeshës Diana për 2,565 dollarë në një ankand, gati 40 vjet pasi çifti lidhën kurorë.
Pjesa e madhe e kremit të tortës dhe bazës së saj përmban një dizajn të detajuar të sheqerosur të stemës mbretërore në ngjyrë ari, të kuqe, blu dhe argjendi. Ajo iu dha Moya Smithit, një punonjësi mbretëror, i cili e ruajti atë.
Pas ofertave të shumta, copa e tortës iu shit Gerry Laytonit për disa herë më lartë se çmimi i cili ishte parashtruar fillimisht.
Layton ka thënë se atë do ta vendosë në koleksionin e tij dhe do ta përdorë për qëllime bamirësie, shkruan AP.
Chris Albury nga Ankandi “Dominic Winter Auctioneers”, ka thënë se ka mbetur i mahnitur me numrin e madh të blerësve që kanë ofertuar për tortën.
Princi Charles dhe Diana u martuan më 29 korrik 1981. Mbi 20 torta dasmash u servuan për këtë rast nga kompani të ndryshme.