Një veturë që i ishte dhënë Princeshës Diana nga Princi Charles si një dhuratë fejese, është shitur për më shumë se 72,000 dollarë në një ankand.
Nga ankandi u vlerësua që të arrinte mes 41,500 dhe 55,400 dollarë. Më pas, çmimi final u ngrit në 72,800 dollarë.
Vetura iu dha Dianës nga Princi Charles në maj 1981, dy muaj para se çifti të martohej.
Princesha e voziti veturën deri në gusht 1982, shkruan CNN.
Vetura u shit të martën me numrin e regjistrimit origjinal të saj, ngjyrën dhe radion.
Shitësja ishte një grua e cila mbeti anonime por që ishte admiruese e Dianës dhe e mbajti fshehur veturën edhe nga miqtë e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetura “Ford” e Princeshës Diana shitet mbi 850.000 dollarë në ankand
-
Vetura “Ford” e Princeshës Diana shitet në ankand për mbi 750 mijë dollarë
-
Një copë tortë nga dasma e princit Charles dhe Dianës u shit për mbi 2,000 dollarë
-
Shitet për 113.000 dollarë koleksioni i letrave të fshehta të Dianas
-
A është ky Volkswageni më i shtrenjtë në histori?