Mungesa e tolerancës ndërfetare në Indonezi është bërë jo rrallë shkak për lajme të hidhura nga ky vend, por me sa duket humanizmi dhe besimi do i hapë rrugën bashkëjetesës fetare në harmoni.
Në kryeqytetin e vendit, Jakarta, një familje e krishterë nuk kishte ku të organizonte një funeral me pjesëmarrje të madhe, për shkak të mungesës së hapësirave.
Një xhami e zonës u ofroi bujarisht objektin e kultit, që ceremonia mortore të zhvillohej brenda mjediseve të tyre. U theksua se xhamia nuk vendosi asnjë lloj kufizimi për simbolet fetare të krishtera, apo të ndonjë lloji tjetër.
Një i afërm i së ndjerës, postoi në rrjetin social Facebook fotot e ceremonisë mortore, duke falënderuar xhaminë dhe punonjësit e saj për bujarinë dhe tolerancën e treguar. Fotot u bënë virale me shpejtësi/Dita.
-
54 persona të plagosur nga shpërthimi në një xhami në Xhakartë
-
Në kremten e Bajramit u bë thirrje për stabilitet politik
-
“Ne jemi njerëz të vdekur”: Festë e zymtë në Gaza
-
Ipeshkvi Gjergji uron Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike
-
Besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare