Dhjetëra persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në një xhami brenda kompleksit të një shkolle të mesme në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, raporton BBC.
Shefi i policisë së qytetit, Asep Edi Suheri, deklaroi në një konferencë për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt se 54 persona janë dërguar në spital. Plagët variojnë nga të lehta deri në të rënda, duke përfshirë edhe djegie.
Ai tha se Policia Metropolitane e Xhakartës po heton shkakun e shpërthimit që ndodhi në zonën Kelapa Gading, në veri të qytetit.
Një njësi çminimi është dërguar në vendngjarje për ta kontrolluar dhe siguruar zonën.