Hithorn është një fshat idilik në provincën holandeze të Overijseell që tërheq turistët me peizazhet e tij piktoreske dhe arkitekturën simpatike. Veturat janë të ndaluara në këtë fshat, kështu që shumë vijnë për një udhëtim ditor.
Fshati është krenar për kanalet e shumta që shtrihen për rreth 90 kilometra dhe rreth 180 ura prej druri. Kjo është arsyeja pse shumë e quajnë Hithornin si “Venecia holandeze”, shkruan Telegraph.
Popullsia lokale - rreth 2800 prej tyre - dhe turistët lëvizin nëpër Giethorn në këmbë ose me biçikletë.
Më së shumti përdoren varkat, të cilat konsiderohen si mjeti i vetëm i transportit publik. Ato janë zgjidhja më praktike, duke pasur parasysh se shumica e shtëpive, muzeve dhe ambienteve të hotelierisë ndodhen pikërisht pranë ujit.
Hithorn është 90 kilometra larg Amsterdamit.

-
Gjoba deri në 200 euro për turistët që ecin rrugëve me rroba plazhi në fshatin pranë liqenit Como
-
Çfarë funksioni ka vija e gjelbër mes dy vijave të bardha në Holandë?
-
Francezët përdorin një mënyrë të pazakontë për të ngadalësuar trafikun
-
Rruga që bën muzikë
-
Sinjale të pazakonta trafiku, cili është kuptimi i tyre?